Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar ditën e sotme për sulme me raketa dhe dronë. Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se 14 raketa balistike dhe 12 dronë u zbuluan brenda hapësirës ajrore të vendit. “Si rezultat, një nga kampet e Forcave të Armatosura u godit, duke shkaktuar lëndime për 10 persona”, thuhet në deklaratë. Katar njoftoi se kishte zbuluar “një numër dronësh” të nisur nga Irani, të cilët u neutralizuan me sukses. Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore po “angazhoheshin në mënyrë aktive” për të parandaluar sulmet, pasi 16 raketa balistike dhe 42 dronë u lëshuan drejt vendit nga Irani. Top Channel