Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Ushtria amerikane ka përfunduar raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit, duke goditur më shumë se 80 objektiva ushtarake, sipas një njoftimi të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). Në deklaratën e publikuar në platformën X, CENTCOM bëri të ditur se forcat amerikane kanë shënjestruar sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, rrjetet e komandës dhe kontrollit, radarët bregdetarë, kapacitetet e raketave kundër anijeve, si dhe mbi 60 mjete të vogla lundruese të Gardës Revolucionare Islamike, të vendosura brenda dhe pranë Ngushticës së Hormuzit. Sipas ushtrisë amerikane, qëllimi i operacionit ishte dobësimi i aftësisë së Iranit për të vijuar sulmet ndaj anijeve tregtare që lundrojnë në korridorin ndërkombëtar të tregtisë. “Forcat amerikane mbeten në pozicion të vendosur dhe të përgatitura për ta mbajtur Iranin përgjegjës kur marrëveshja nuk...