Sulme dhe kundërpërgjigje në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe vendet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjen ajrore

Sulme dhe kundërpërgjigje në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe vendet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjen ajrore

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë me dije se Izraeli i është përgjigjur disa sulmeve gjatë orëve të fundit, të cilat i atribuon Iranit. Sipas ushtrisë izraelite, alarmet janë aktivizuar për popullatën si masë paraprake, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë për të neutralizuar kërcënimet. Arabia Saudite njofton se ka interceptuar dhjetëra dronë gjatë natës, ndërsa Kuvajti konfirmon aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore përballë kërcënimeve me raketa dhe mjete pa pilot. Zhvillimet tregojnë për një përhapje të tensioneve përtej Izraelit, duke përfshirë edhe vendet e Gjirit. Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se mund të godasë qytetin Ras Al Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe me “forcë vendimtare”. Kërcënimi lidhet me një mosmarrëveshje të vjetër për dy ishuj të kontrolluar nga Irani, por të pretenduar...