Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur
14 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni. Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është arrestuar. Ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ngjarja e rëndë u raportua në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore. Autoritetet u angazhuan menjëherë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.