Sulm bërthamor/ Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion dhe spekulime

Sulm bërthamor/ Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion dhe spekulime

Dy video të shkurtra dhe misterioze të postuara të mërkurën në mbrëmje në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Facebook dhe Instagram kanë ngjallur konfuzion dhe shqetësim të madh në internet, duke lënë përdoruesit dhe mediat sociale të përhumbur në spekulime rreth përmbajtjes dhe kuptimit të tyre. Videoja e parë, e cila zgjati vetëm katër sekonda, tregonte këmbët e një gruaje dhe një zë femëror që pyeste: “Do të niset së shpejti, apo jo?” Fraza ka dy kuptime të mundshme, mund të nënkuptojë nisjen e një projekti apo aktiviteti, ose në kontekstin gjeopolitik aktual, mund të interpretohet si një paralajmërim për lëshimin e raketave. Menjëherë pas postimit, videoja u hoq nga llogaritë rreth 90 minuta më vonë, pa asnjë shpjegim nga Shtëpia e Bardhë....