Stuhia “Kristin” godet Portugalinë, 2 viktima, mbi 800,000 familje pa energji elektrike
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që goditën Portugalinë gjatë natës së kaluar shkaktuan vdekjen e të paktën dy personave dhe dëme të shumta në zonën e Lisbonës dhe në qendër të vendit, sipas shërbimeve të emergjencës. Stuhia “Kristin” u shoqërua me reshje intensive dhe erëra që arritën deri në 150 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Shërbimet e shpëtimit ndërhynë në rreth 1.500 raste nga mesnata deri në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale. Një person humbi jetën në Vila Franca de Xira, në periferi të Lisbonës, kur një pemë e shkulur nga era ra mbi automjetin që ai po drejtonte, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile. Një tjetër person u vra nga rënia...
Burimi:
vizionplus.tv