Stuhia e fuqishme dimërore godet SHBA-në, rreth 800 mijë familje pa energji elektrike, rekord fluturimesh të anuluara
Një stuhi e madhe dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke u shtrirë nga Malet Shkëmbore jugore në perëndim derinë verilindje, ndërsa pothuajse 800 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, bora e dendur, breshëri dhe shiu po kërcënojnë rreth 180 milionë persona, më shumë se gjysmën e popullsisë së SHBA-së. Në total, 37 shtete janë prekur nga stuhia. Meteorologët paralajmërojnë se akulli dhe bora do të shkrihen shumë ngadalë, duke e zgjatur rrezikun për disa ditë. Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, stuhia është e pazakontë për shkak të shtrirjes shumë të gjerë – mbi 3 mijë kilometra dhe të ftohtit ekstrem që do të lërë pas. Situata ka paralizuar edhe transportin ajror. Mbi 10 mijë fluturime janë anuluar...
Burimi:
top-channel.tv