Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme
Një stuhi e fortë bore goditi verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar kaos në transportin publik. Autoritetet në Nju Jork dhe Nju Xhersi shpallën gjendje emergjence, ndërsa trafiku ajror dhe hekurudhor u përball me vonesa dhe anulime të shumta. Në Stacionin Penn në Nju Jork, qindra udhëtarë mbetën në pritje për orë të tëra, pasi shërbimet u ndërprenë për shkak të dëmtimit të linjës. “Shumica e njerëzve thjesht presin. Në tabelë shfaqen shumë trena, por vetëm një tregon nisjen e saktë. Duhet të gjesh një vend të rehatshëm dhe të presësh njoftimin, i cili mund të vijë në çdo moment, edhe pak para nisjes së trenit“, u shpreh një pasagjer. Pamjet tregojnë pasagjerë të ulur në dysheme, radhë të gjata udhëtarësh duke kërkuar informacion...