Stuhia e akullt në SHBA, rreth 4,000 fluturime anulohen për shkak të valës historike të motit të keq
Gati 4,000 fluturime u anuluan në Shtetet e Bashkuara të shtunën , ndërsa një stuhi e fortë pritet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit, duke kërcënuar të paralizojë shtetet lindore me reshje të dendura dëbore dhe duke shkaktuar tashmë ndërprerje të energjisë elektrike deri në Teksas në perëndim. Parashikuesit e motit parashikojnë se dëbora, breshëri, shiu dhe ngrica do të përfshijnë dy të tretat e shteteve lindore nga sot deri në mesin e javës së ardhshme. Duke e përshkruar stuhinë si një stuhi “historike”, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka miratuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Karolinën e Jugut, Virxhinian, Tenesin, Xhorxhian, Karolinën e Veriut, Merilendin, Arkansasin, Kentakin, Luizianën, Misisipin, Indianën dhe Virxhinian Perëndimore. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të...
Burimi:
top-channel.tv