Stuhi shkatërruese në Itali! Cikloni Harry lë pas mbi 1 miliard euro dëme në Siçili, Sardenjë dhe Kalabri
Vlerësimet e para tregojnë se dëmet e shkaktuara nga Cikloni Harry në Italinë jugore kapërcejnë shifrën e 1 miliard eurove. Në Siçili, dëmet janë vlerësuar fillimisht në 740 milionë euro, por autoritetet parashikojnë që shuma përfundimtare të tejkalojë 1 miliard euro, pasi të përfshihen edhe humbjet ekonomike të bizneseve të prekura. Ndërkohë, në Sardenjë dëmet llogariten në qindra milionë euro. Guvernatori i Siçilisë, Renato Schifani, bëri të ditur se të dhënat paraprake janë përpiluar nga Departamenti Rajonal i Mbrojtjes Civile. Për përballimin e emergjencës, qeveria rajonale ka akorduar 70 milionë euro ndihmë të menjëhershme, nga të cilat 50 milionë do të shpërndahen menjëherë në zonat e prekura, ndërsa 20 milionë të tjera do të vijnë nga fondet e Asamblesë Rajonale të Siçilisë. Në ishull është...
Burimi:
vizionplus.tv