Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Studentët “peticion” Vuçiçit/ Mbledhin firma për zgjedhje të parakohshme, arsyeja rrëzimi i qeverisë
Studentët protestues në Serbi kanë mbledhur të dielën firma në të gjithë vendin për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat shpresohet se do të rrëzohet qeveria e presidentit, Aleksandar Vuçiç nga detyra. Studentët kanë ngritur gati 500 stenda në dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra, në mënyrë që banorët të nënshkruanin kërkesën për zgjedhje, raporton “Associadet Press”. Ata kanë thënë se iniciativa e së dielës ka për qëllim të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi presidentin dhe të jetë si një provë mbështetjeje. Studentët kanë qenë në ballë të një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër sundimit populist të Vuçiçit në Serbi. Më shumë se një vit protestash në rrugë filluan për herë të parë në nëntor 2024 pas një katastrofe në stacionin e trenit...