Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore. Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Evropën. Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së mbarti disa surpriza për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistemike, por thjesht një konkurrente ekonomike. Rusia pranohet si një fuqi e madhe me një treg premtues, veçanërisht për lëndët e para. Dhe nëse lindin konflikte me presidentin e saj, Vladimir Putin,...