Starmer: Trump po ushtron presion mbi mua dhe Britaninë për çështjen e Groenlandës
Kryeministri britanik Keir Starmer ka ashpërsuar ndjeshëm retorikën ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e akuzuar se po ushtron presion politik mbi Mbretërinë e Bashkuar për çështjen e Groenlandës. Gjatë një debati të tensionuar në Parlament, Starmer tha se kritikat e Trump ndaj marrëveshjes për Ishujt Chagos me Mauritiusin nuk ishin të sinqerta, por kishin si qëllim dobësimin e qëndrimit britanik ndaj Grenlandës. “Presidenti Trump i përdori këto fjalë për të ushtruar presion mbi mua dhe mbi Britaninë që të tërhiqemi nga parimet tona për të ardhmen e Grenlandës. Këtë nuk do ta bëj,” deklaroi Starmer. Akuzë ndaj opozitës Starmer akuzoi lideren konservatore Kemi Badenoch se po përdor deklaratat e Trump për përfitime politike, duke minuar unitetin kombëtar në një çështje të ndjeshme ndërkombëtare. “Ajo...
Burimi:
syri.net