Starmer kritika Trump: Po minimizon rolin e trupave të NATO-s në Afganistan
Bota E Premte, 23 Janar 2026 20:35 Kryeministri britanik, Keir Starmer ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili kishte sugjeruar se trupat e NATO-s qëndronin larg vijave të frontit gjatë luftës në Afganistan. Starmer e cilësoi këtë koment si “ofendues dhe sinqerisht të neveritshëm”, duke shtuar se ishte e qartë se ky veprim kishte shkaktuar dhimbje tek familjarët e ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftë. Në një deklaratë për mediat, Starmer u shpreh: “Komentet e Presidentit Trump janë ofenduese dhe të neveritshme. Nuk është për t’u habitur që ato kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje për ata që humbën të dashurit e tyre në luftë. Po të kisha bërë një koment të tillë, sigurisht do të kërkoja falje”....
Burimi:
kohajone.com