Starmer humbet durimin ndaj Trump: Aleanca është e rëndësishme, por jo duke shkelur parimet
Gjuha trupore e kryeministrit Starmer foli po aq shumë sa fjalët dhe nënteksti për krizën ndoshta më të madhe në marrëdhëniet transatlantike në dekadat e fundit. Edhe pse ishte retorikisht kundër luftës së tarifave dhe pro diskutimeve të qeta dhe të vetëpërmbajtura mes aleatëve dhe administratës amerikane të presidentit Trump, për çështjen e Groenlandës, ishte e qartë se raporti jo vetëm mes Uashingtonit dhe Londrës, por edhe Uashingtonit dhe Evropës, kishte mbërritur në një pikë ku parimet dhe vlerat do duhej të prevalojnë më në fund mbi bullizmin e supozuar të presidentit Trump, përmes luftës së tarifave, një nga armët kryesore që ai ka aplikuar në diplomacinë amerikane. Starmer, ashtu si edhe në krizat e mëparshme, si në rastin e Ukrainës, ka tentuar dhe ka...
Burimi:
ntv.al