Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane
Kryeministri britanik deklaroi sot se Evropa duhet të përqendrohet në uljen e “disa varësive” dhe bëri thirrje për krijimin e një “NATO-je më evropiane”. “Duhet të ecim përpara së bashku për të krijuar një NATO më evropiane”, tha Keir Starmer në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani, duke shtuar se Evropa duhet të fokusohet në “diversifikimin dhe uljen e disa varësive”. Duke e përshkruar Evropën si një “gjigant të fjetur”, ai tha se ekonomitë evropiane janë më shumë se dhjetë herë më të mëdha se ajo e Rusisë dhe se evropianët kanë “kapacitete të mëdha mbrojtëse”. “Nëse është e nevojshme, duhet të jemi gati të luftojmë, të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur njerëzit tanë, vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës”, shtoi...
Burimi:
vizionplus.tv