Starmer: Britania nuk dërgon trupa në Iran

Starmer: Britania nuk dërgon trupa në Iran

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave britanike në Iran, duke distancuar vendin nga përfshirja e drejtpërdrejtë në konflikt. “Kjo nuk është lufta jonë dhe nuk do të tërhiqemi në të”, deklaroi ai. Starmer theksoi se Britania po ndërmerr “masa mbrojtëse” për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe interesave të saj, si dhe për të mbështetur aleatët në rajon. Ai shtoi se Londra do të vazhdojë përpjekjet për të ndihmuar në rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës, por ritheksoi se vendi nuk do të përfshihet në luftë. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar ka miratuar përdorimin e bazave të saj nga SHBA për sulme ndaj objektivave iraniane që lidhen me kërcënimet në këtë ngushticë...