Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Autoritetet kineze kanë konfirmuar shkarkimin dhe hapjen e hetimeve ndaj dy figurave kyçe të udhëheqjes ushtarake të vendit, në një zhvillim që hedh dritë mbi tensionet e brendshme në aparatin e pushtetit të Kinës. Zhang Youxia, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, dhe Liu Zhenli, shef i Departamentit të Shtabit të Përbashkët, janë larguar nga detyrat dhe janë vënë nën hetim për “shkelje të rënda disiplinore”, njoftuan burime zyrtare nga Pekini. Një formulim që, në praktikën politike kineze, përdoret shpesh për të mbuluar akuza për korrupsion apo shkelje politike. Zbulime të publikuara nga Wall Street Journal sugjerojnë se Zhang Youxia dyshohet se ka zbuluar sekrete mbi programin bërthamor kinez ndaj Shteteve të Bashkuara, si edhe se ka pranuar shuma të mëdha parash për të favorizuar emërime...