Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja ka vendosur të mos marrë pjesë në nismën Bordi i Paqes, të krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Vendimi u njoftua nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili argumentoi se kjo nismë është jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk përfshin Autoritetin Palestinez. “Ky bord është jashtë kornizës së Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka përfshirë Autoritetin Palestinez. E ardhmja e Gazës dhe e Bregut Perëndimor, madje e gjithë Palestinës, duhet të udhëhiqet nga vetë palestinezët, në dialog me Izraelin dhe në zbatim të zgjidhjes me dy shtete”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës. Sanchez akuzoi gjithashtu administratën amerikane se po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po dëmton rëndë marrëdhëniet transatlantike mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian. “Realiteti është se qeveria e Shteteve të Bashkuara...