Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë së Spanja për të mos lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdorin bazat ushtarake në territorin spanjoll për sulme kundër Iranit. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, akuzoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez se po qëndron në “anën e gabuar të historisë”, pas refuzimit për t’i dhënë leje SHBA-së të përdorë bazat e përbashkëta në Rota dhe Morón për operacionet ushtarake. Sánchez ka dënuar “veprimin ushtarak unilateral” të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke paralajmëruar se ndërhyrja po kontribuon në krijimin e “një rendi ndërkombëtar më armiqësor dhe të pasigurt”. Ai theksoi se është e mundur të jesh kundër regjimit iranian dhe njëkohësisht kundër një ndërhyrjeje ushtarake që, sipas tij, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Në...
Burimi:
javanews.al