Sorosi derdh miliona për të manipuluar hartat zgjedhore në Virginia

Sorosi derdh miliona për të manipuluar hartat zgjedhore në Virginia

Një grup që po lufton që votuesit në Virginia të miratojnë një referendum me 21 prill, për t'u lejuar demokratëve në shtet të rindërtojnë hartat e distrikteve kongresionale, po financohet me para nga kampi liberal. Ky grup ka marrë mbi 38 milionë dollarë nga më pak se një duzinë entitetesh të majta gjatë tre muajve të fundit, përfshirë edhe nga Fund For Policy Reform Inc., i mbështetur nga George Sorosi. Virginia Public Access Project (VPAP), që ndjek shpenzimet në shtetin e Virginia-s, sipas databazës së tij, tregon se organizata "Virginians for Fair Elections" ka marrë 5 milionë dollarë nga ky entitet i financuar dhe themeluar nga Soros, i cili bën pjesë në rrjetin Open Society Foundations, i njohur për promovimin e kauzave liberale. Kauza më...