Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përballet me një rënie të fortë të popullaritetit, teksa një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve vlerësojnë se paraardhësi i tij, Joe Biden, ka bërë një punë më të mirë në drejtimin e vendit. Sipas një sondazhi të realizuar nga Harvard CAPS/Harris Poll, 51 për qind e votuesve të regjistruar mendojnë se Trump po performon më dobët se Biden. Një tjetër anketë, e zhvilluar nga YouGov për revistën The Economist, tregon se 46 për qind e të anketuarve e vlerësojnë negativisht presidentin aktual, 40 për qind e mbështesin, ndërsa 7 për qind i konsiderojnë Trump dhe Biden “pak a shumë të njëjtë”. Edhe Rasmussen Reports, tradicionalisht më pranë qëndrimeve të Trumpit, konstaton rënie të mbështetjes: 48 për qind...