Sllovakia shtrenjton naftën për automjetet me targa të huaja, reagon zëdhënësi i KE: Masa diskriminuese dhe të papajtueshme me ligjin e BE-së
Sllovakia ka vendosur çmime më të larta për naftën për automjetet me targa të huaja sesa vendasit, një masë që BE e quan hapur diskriminuese dhe në shkelje të rregullave të tregut të përbashkët. Që nga fillimi i kësaj jave, drejtuesit e huaj paguajnë rreth 1.83 euro për litër naftë, afërsisht 26 cent më shumë se qytetarët sllovakë. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Ricardo Cardoso, deklaroi ditën e djeshme se masa është “shumë diskriminuese” dhe e papajtueshme me ligjin e BE-së. Ai theksoi se, edhe pse kriza energjetike është reale, nuk lejohet trajtim i ndryshëm mbi bazë shtetësie. Komisioni ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër Sllovakisë. Nga ana tjetër, qeveria e kryeministrit Robert Fico e mbron vendimin. Sipas saj, masa synon të frenojë...
Burimi:
top-channel.tv