Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për të cilën ka vendosur BE-ja. Kryeministri Robert Fico njoftoi se Sllovakia do të ngrejë padi për faktin se vendimi u miratua me shumicë të kualifikuar. Sllovakia dhe Hungaria “humbën” gjatë votimit të djeshëm. 24 nga 27 shtetet anëtare të BE-së votuan në favor të ndalimit të importit të gazit nga Rusia, ndërsa Bullgaria abstenoi. Marrja e këtij vendimi ishte strukturuar në mënyrë të tillë që nuk kërkohej unanimitet votash. “Ne do ta kundërshtojmë shkeljen e parimeve të subsidiaritetit dhe proporcionalitetit”, deklaroi Fico. Sllovakia do të koordinojë qëndrimin e saj me Hungarinë. Fico nuk tha se kur do të ngrejë Sllovakia padinë e saj. Orbani e konsideron ndalimin e importit...