Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky gjen një shef të ri për Zyrën Presidenciale/ Kush është Kyrylo Budanov

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky gjen një shef të ri për Zyrën Presidenciale/ Kush është Kyrylo Budanov

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka emëruar shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si drejtuesin e ri të Zyrës Presidenciale, pak më shumë se një muaj pasi ndihmësi i tij i mëparshëm dha dorëheqjen mes një skandali korrupsioni. “Në këtë moment, Ukraina ka nevojë për përqendrim më të madh në çështjet e sigurisë,” shkroi Zelensky në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një foto nga takimi i tij me Budanovin në Kiev. Budanov, 39 vjeç, ka drejtuar deri tani inteligjencën ushtarake ukrainase (HUR), e cila ka marrë përgjegjësinë për disa sulme shumë efektive kundër Rusisë. Paraardhësi i tij, Andriy Yermak, kishte ndikim të madh politik gjatë gjithë pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, të nisur në vitin 2022. Ai drejtoi gjithashtu ekipin negociator të Ukrainës...