Skandali i korrupsionit në Ukrainë, krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste një fallxhore

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste një fallxhore

Ish-shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Andrij Jermak, i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni, akuzohet se konsultohej me një astrologe dhe eksperte “feng shui” për emërimet në poste të larta qeveritare. Pretendimi u bë publik gjatë seancave gjyqësore të 12-13 majit në një çështje korrupsioni të hetuar nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SAPO). Hetuesit po shqyrtojnë një skemë të dyshuar pastrimi parash me vlerë 460 milionë hryvnia, rreth 10.5 milionë dollarë, përmes projekteve luksoze të ndërtimit pranë Kievit. Sipas prokurores Valentyna Hrebeniuk, Jermak konsultohej periodikisht me një person të regjistruar në telefon si “Veronika Feng Shui Office” për emërime të rëndësishme shtetërore. “Personat që ajo miratonte emëroheshin në këto poste”, deklaroi prokurorja, duke...