Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Thomas J. Pritzker, një nga figurat më të njohura të biznesit amerikan, ka njoftuar dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i kryetarit ekzekutiv të Hyatt Hotels Corporation. Vendimi vjen pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, ku zbulohet lidhja e tij e gjatë me financierin e ndjerë të dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell. Siç shkruan The New York Times, në letrën drejtuar bordit të Hyatt, 75 vjeçari shprehu keqardhje për kontaktet e tij me çiftin Epstein-Maxwell, duke pranuar se kishte patur një “gjykim të tmerrshëm” dhe se duhej të ishte distancuar më herët. Dokumentet e publikuara tregojnë se Pritzker ka patur një komunikim të rregullt me Epstein-in edhe pas dënimit të tij në vitin...