“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, gjatë një mbledhjeje të Bordit të Guvernatorëve në Vjenë, deklaroi se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rritje e nivelit të rrezatimit në vendet fqinje me Iranin. Sipas tij, objektet kritike bërthamore duket se nuk janë prekur nga vala e goditjeve. “Deri më tani, nuk është detektuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit. Sa i përket statusit të objekteve bërthamore në Iran, nuk kemi asnjë indikacion se Centrali i Bushehrit, Reaktori Kërkimor i Teheranit apo objektet të tjera janë dëmtuar apo goditur”, deklaroi Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i IAEA. Ai shtoi se inspektorët nuk kanë gjetur prova të një programi të koordinuar iranian për të ndërtuar armë bërthamore, pavarësisht pretendimeve të Izraelit...
Burimi:
javanews.al