“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka dhënë komentet e tij të para publike që nga fillimi i luftës në Iran. Ai theksoi se “gjithçka është mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe”, pavarësisht se ndodhen në “kohë lufte”, duke dhënë edhe një paralajmërim për Iranin, pasi ky i fundit ka kryer sulme ditët e fundit pas goditjes nga SHBA e Izraeli. “Mos u mashtroni nga pamja e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëkurë të trashë dhe mish të hidhur – ne nuk jemi pre e lehtë. Ne do ta kryejmë detyrën tonë ndaj vendit tonë, popullit tonë dhe banorëve tanë që janë gjithashtu pjesë e familjes sonë“, tha ai.
Burimi:
javanews.al