Singapori u ofron prindërve gati 78 mijë $ për fëmijë, në përpjekje për të rritur lindshmërinë
Singapori ka prezantuar një paketë të re masash për të nxitur çiftet të kenë më shumë fëmijë, ndërsa vendi po përballet me rënie rekord të lindshmërisë dhe plakje të shpejtë të popullsisë. Kryeministri Lawrence Wong njoftoi se çdo fëmijë me shtetësi singaporeane do të përfitojë pothuajse 70 mijë dollarë singaporeanë, rreth 77 mijë dollarë australianë ose 55 mijë dollarë amerikanë , në mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, nga lindja deri në moshën 17-vjeçare. Paketa e re, e quajtur “SG Child Support Package”, përfshin: 10 mijë dollarë singaporeanë dhuratë në para pas lindjes; 2 mijë dollarë në vit, nga mosha një deri në 16 vjeç; 5 mijë dollarë në llogarinë e zhvillimit të fëmijës; deri në 5 mijë dollarë kontribute shtesë nga qeveria, në varësi të kursimeve...
Burimi:
syri.net