Siguria Kombëtare/ Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, pavarësisht ndotjes së madhe që ai shkakton

Siguria Kombëtare/ Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, pavarësisht ndotjes së madhe që ai shkakton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që të sigurojë energji elektrike nga termocentralet me qymyr, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur industrinë e këtij burimi energjetik. Urdhri ekzekutiv u nënshkrua gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump u shfaq i shoqëruar nga minatorë me helmeta sigurie. Dokumenti urdhëron Pentagonit të lidhë marrëveshje afatgjata për furnizim me energji të prodhuar nga djegia e qymyrit, me qëllim garantimin e furnizimit të pandërprerë për instalimet dhe objektet ushtarake strategjike. Administrata Trump është shprehur kritike ndaj burimeve të rinovueshme, sidomos energjisë së erës, të cilën e konsideron të paqëndrueshme. Gjatë ceremonisë, Trump e cilësoi qymyrin “absolutisht thelbësor për sigurinë kombëtare”, ndërsa përfaqësues të industrisë e vlerësuan duke e quajtur “mbrojtësin më të...