Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Operacioni “Maduro out” ka nisur verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në Venezuelë. Konkretisht: të spiunonte lëvizjet e liderit, të studionte bazat e tij të mbështetjes dhe rrjetin e mbrojtjes. Agjentët e CIA-s lëviznin në heshtje, duke kombinuar metodat klasike të infiltrimit me teknologjitë më të avancuara, si dronët. Është e besueshme, edhe pse dje Donald Trump nuk e përmendi në konferencën e gjatë për shtyp nga Mar-a-Lago, që në të njëjtën kohë shërbimet sekrete amerikane të kenë kërkuar edhe ndonjë mbështetje brenda aparatit ushtarak vendas. Sado efikas të ketë qenë blitz-i amerikan, është e pashmangshme të imagjinohet se dikush ka lehtësuar gjërat, në një vend të mbytur prej vitesh nga kontrolle në kufijtë e paranojës. Në muajt...
Burimi:
opinion.al