Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani

Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani

Një grup njerëzish nga Serbia shkaktuan trazira në Francë dhe Gjermani me urdhër të inteligjencës ruse, sipas vendimeve të gjykatave serbe në të cilat Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje. Edhe pse autoritetet në Beograd ende nuk e kanë emëruar shërbimin rus si organizatorin e një sërë veprimesh raciste në Paris dhe Berlin, në të cilat morën pjesë qytetarë serbë në pranverën dhe verën e vitit 2025, dokumentet e gjykatës e tregojnë këtë. REL-i ka pasur qasje në vendimet e Gjykatës së Lartë në Smederevë kundër tre qytetarëve serbë të dënuar për spiunazh dhe diskriminim racor. Së bashku me tetë të dyshuar të tjerë nga Serbia, ata u arrestuan në fund të shtatorit të vitit 2025. Pothuajse katër muaj...