Si në skenat e filmave aksion, persona të armatosur sulmojnë mjetin e blinduar në autostradë

Si në skenat e filmave aksion, persona të armatosur sulmojnë mjetin e blinduar në autostradë

Bota E Hënë, 9 Shkurt 2026 13:59 Skena që të kujtojnë filmat e tipit “far west” janë regjistruar sot në rajonin e Pulias, në jug të Italisë. Situata me tension të lartë u shënua në superstradën 623 Lecce–Brindisi, pranë zonës së Tuturanos, ku një grup i organizuar dhe i armatosur ka sulmuar një mjet të blinduar që transportonte para, raportojnë mediat italiane, mes tyre edhe “Il Messaggero”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën që lidh Leçen me Brindisin. Autorët e grabitjes kanë ndërprerë qarkullimin duke u paraqitur si punonjës sigurie dhe më pas kanë përdorur lëndë shpërthyese për të çarë furgonin që transportonte para dhe objekte me vlerë. Sipas të dhënave paraprake, grabitësit kanë bllokuar rrugën duke vendosur një kamion...