Si mund të përfitojë Trump nga pasuria “marramendëse” e naftës venezueliane?

Si mund të përfitojë Trump nga pasuria “marramendëse” e naftës venezueliane?

Pas largimit të Nicolás Maduro nga pushteti, vëmendja e Uashingtonit është përqendruar te një nga asetet më strategjike të Amerikës Latine, nafta e Venezuelës. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një përfshirje e SHBA-ve në sektorin energjetik venezuelian mund të gjenerojë “një sasi të jashtëzakonshme pasurie”, si për rindërtimin e vendit ashtu edhe për kompensimin e kompanive amerikane të dëmtuara nga shtetëzimet e së kaluarës. Venezuela zotëron rreth 17% të rezervave globale të naftës, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Megjithatë, prodhimi ka rënë në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit për shkak të korrupsionit, keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve. Premtimi i hapjes ndaj kapitalit privat Para zhvillimeve të fundit politike, liderja e opozitës María Corina Machado kishte prezantuar një plan ambicioz...