Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë
Teksa Shtetet e Bashkuara po përqendrohen te përmbajtja e dosjeve të reja “Epstein”, të publikuara pak ditë më parë, një hetim i New York Times hedh më në fund dritë mbi origjinën e pasurisë së miliarderit pedofil, e cila për vite me radhë ka qenë e mbuluar nga misteri. Pikërisht ky boshllëk ka ushqyer teori të shumta konspirative, përfshirë edhe atë që e përshkruante Epstein-in si ish-agjent të shërbimeve sekrete, në krye të operacioneve të sofistikuara shantazhi. E vërteta, sipas hetimit, është shumë më tokësore: Jeffrey Epstein ishte një mashtrues dhe gënjeshtar, i cili arriti të depërtojë në rrethet më të pasura duke vepruar në mënyrë të ngjashme me Anna Sorokin – gruaja që për vite jetoi në kurriz të elitës së Manhatanit, duke u shtirur si trashëgimtare e pasur. I etur për para dhe pushtet, Epstein mashtroi edhe...