Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain
Javë pas emërimit të tij, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mbetet “një fantazmë” dhe nuk është parë ose dëgjuar në publik që atëherë. Raportet e fundit sugjerojnë se ai është plagosur rëndë dhe mezi është në gjendje të komunikojë. Por zëvendësi për çështjet ndërkombëtare në zyrën e udhëheqësit suprem ka bërë pretendime të reja në lidhje me Khamenein për Agjencinë e Lajmeve Fars të Iranit. Mohsen Qomi shpjegoi se si Mojtaba Khamenei i mbijetoi sulmit që vrau babanë dhe paraardhësin e tij, Ali Khamenei, në fillim të luftës, sipas mediave ndërkombëtare, duke cituar Fars. “Ai ndodhej në ndërtesë në atë kohë, në të njëjtën ndërtesë që u bombardua dhe ku ata që ishin brenda u martirizuan. Disa minuta më parë, rastësisht ose...
Burimi:
javanews.al