Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian
Në prag të ndërrimit të viteve, Parlamenti Europian ka zgjedhur t’i drejtohet publikut me një mesazh ndryshe, duke kombinuar humorin me një shpjegim simbolik mbi funksionimin e Bashkimit Europian. Në qendër të këtij komunikimi ka qenë figura e Babagjyshit të Vitit të Ri, të cilit institucioni europian i ka “dhënë” një identitet europian. Përmes një postimi në rrjetin social X, Parlamenti Europian ka përdorur humorin për të shpjeguar se si Babagjyshi arrin të shpërndajë dhurata në kohë rekord në të gjithë kontinentin. Sipas mesazhit, kjo “mrekulli” festive nuk lidhet vetëm me magjinë e festave, por edhe me mekanizmat që lehtësojnë lëvizjen brenda BE-së. “E keni menduar ndonjëherë se si Babagjyshi i Vitit të Ri i shpërndan dhuratat kaq shpejt në të gjithë Europën? Kjo falë...