Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin hakeruar prej vitesh, pamjet transmetoheshin në Tel Aviv
Kur truprojat dhe shoferët super të trajnuar dhe besnikë të zyrtarëve të lartë iranianë paraqiteshin në punë pranë Rrugës Pasteur në Teheran, vendi ku Ajatollah Ali Khamenei u vra nga një sulm ajror izraelit të shtunën, ata nuk kishin as idenë më të vogël se në fakt, izraelitët po vëzhgonin çdo lëvizje të tyre. Pothuajse të gjitha kamerat e trafikut në Teheran ishin hakuar prej vitesh; pamjet e tyre kodoheshin dhe transmetoheshin në serverë në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit, thotë FT duke cituar dy persona që kanë njohur për çështjen. Një prej kamerave ishte ajo që kontrollohej në mënyrë të veçantë për shkak të këndit të saj tejet të dobishëm, që krijonte mundësinë të përcaktohej se ku personat në fjalë parkonin makinat...
Burimi:
top-channel.tv