“Shumë njerëz po vdesin”, Trump: Marrëveshja Ukrainë-Rusi duhet të bëhet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë për në Davos të enjten (nesër, 22 janar), për t’u takuar me Donald Trump, me planin e paqes të Uashingtonit për Ukrainën si temën kryesore. Takimi Trump-Zelensky pritet të zhvillohet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Alpet Zvicerane, disa ditë para nisjes së planifikuar të të dërguarve të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, në Moskë, ku ata do të kenë kontakte me Presidentin rus Vladimir Putin. Të dyja takimet thuhet se do të përqendrohen në planin e paqes të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, i cili thuhet se përfshin 20 pika . Uashingtoni duket afër një marrëveshjeje me Kievin mbi kushtet e planit, por deri më tani nuk ka bërë ndonjë përparim...
Burimi:
vizionplus.tv