Shteti më unik i NATO-s, mbrohet me legjenda dhe pa asnjë tank

Shteti më unik i NATO-s, mbrohet me legjenda dhe pa asnjë tank

Islanda përfaqëson një rast që sfidon çdo logjikë ushtarake: si anëtare themeluese e NATO-s, ajo nuk zotëron asnjë ushtri të rregullt, as marinë dhe as forca ajrore. Siguria e saj tradicionalisht ka bërë pjesë te “shpirtrat mbrojtës” të legjendave: demi, shqiponja, dragoi dhe gjigantët. Në terma praktikë, siguria ruhet nga një Rojë Bregdetare modeste prej 250 personash. Mbrojtja e vërtetë e ishullit është garantuar historikisht nga SHBA-ja përmes marrëveshjes së vitit 1951, por bota e këtij viti po e detyron këtë komb paqësor të rishikojë pozicionin e tij. Lëvizje të reja si “Varðmenn Íslands” dhe ekspertë si profesori Bjarni Már Magnússon argumentojnë se Islanda duhet të krijojë një ushtri profesionale prej të paktën dymbëdhjetë mijë ushtarësh. Ata theksojnë se shtete po aq të vogla, si...