Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Shtëpia e Bardhë thotë se Trumpi do t’i tërheqë SHBA-të nga dhjetëra organizata ndërkombëtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mërkurën nënshkroi një shpallje me të cilën Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga 35 organizata që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nga 31 entitete të OKB-së që, sipas saj, “operojnë në kundërshtim me interesat kombëtare të SHBA-së”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë nuk e publikoi listën e këtyre organizatave, por tha se ato promovojnë “politika radikale klimatike, qeverisje globale dhe programe ideologjike që bien ndesh me sovranitetin dhe fuqinë ekonomike të SHBA-së”, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Në deklaratë thuhet se kjo lëvizje është rezultat i një rishikimi të të gjitha organizatave, konventave dhe traktateve ndërqeveritare ndërkombëtare, në të cilat Shtetet e Bashkuara janë anëtare ose palë....