Shtëpia e Bardhë jep përgjigjen se kur do të mbarojë lufta në Iran
Bota E Martë, 10 Mars 2026 20:31 Sekretarja e shtypit e presidentit Donald Trump, e pyetur s ekur do të mbarojë lufta në Iran, tha se afati fillestar ishte katër deri në gjashtë javë për të shkatërruar raketat dhe Marinën e Iranit, për të eliminuar aftësitë e tij bërthamore dhe për të zhdukur aleatët e tij. Operacioni është përpara afatit, thotë ajo, duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga Trump të hënën, por lufta nuk do të përfundojë deri në “dorëzimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Iranit, pavarësisht nëse e thonë apo jo”. Trump do të jetë ai që do të përcaktojë kur Irani nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë, shton Karoline Leavitt.
Burimi:
kohajone.com