Shtatë viktima nga stuhia në SHBA, 180 mln amerikanë të prekur nga kushtet e motit të keq

Shtatë viktima nga stuhia në SHBA, 180 mln amerikanë të prekur nga kushtet e motit të keq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një stuhi dimërore që ka paralizuar një pjesë të madhe të vendit, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e qytetarëve. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën ndërkohë mijëra shtëpi dhe biznese  kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e tmeperaturave ekstreme. Shkollat dhe rrugët janë pjesërisht të mbyllur dhe mbi 11 mijë fluturime janë anulluar ose vonuar si pasojë e dëborës, e cila eshte shtrirë nga Teksasi deri në NeW England. Të paktën dy persona vdiqën nga hipotermia në Luiziana, dhe vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Gjende emergjente është shpallur në shumë shtete të SHBA-së, përfshirë edhe New York-un. Sipas Sherbimit Kombëtar të Moti, kushtet e...