Shpresë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran, bien ndjeshëm çmimet e naftës
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve aziatike janë rritur me shpresën e një marrëveshjeje që mund t’i japë fund luftës së SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin. Të shtunën, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se një marrëveshje me Teheranin ishte negociuar në terma të përgjithshëm dhe detajet do të shpalleshin së shpejti, por të nesërmen i kërkoi ekipit të tij negociator të mos nxitohej. Të hënën në Azi, çmimi i naftës Brent ra me 5.5% në 97.90 dollarë ndërsa nafta e papërpunuar e tregtuar në SHBA ishte 5.9% më e ulët, 90.93 dollarë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të shprehej më herët se marrëveshja do të përfshinte rihapjen e rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit, pa dhënë detaje...
Burimi:
opinion.al