Shpikja e fundit e Ukrainës: Mitraljeri robot mban Rusinë nën presion për gjashtë javë

Shpikja e fundit e Ukrainës: Mitraljeri robot mban Rusinë nën presion për gjashtë javë

Për 45 ditë rresht, trupat ruse në vijën e frontit në Ukrainën lindore u mbajtën të bllokuara nga zjarri i pandërprerë i mitralozit.Edhe nën mbulesën e mjegullës, ato nuk arritën të çanin para.Rezistenca dukej sikur po bëhej nga dhjetëra ushtarë ukrainas, të vendosur në disa pozicione.Në të vërtetë, ishte arma sekrete e Korpusit të Tretë të Ushtrisë: DevDroid TW 12.7. Ky mjet tokësor pa ekuipazh, jo më i madh se një kositëse bari, është i pajisur me një mitraloz M2 Browning të kalibrit 12.7 mm dhe komandohet në distancë nga një ushtar deri në 24 km larg. Ai mund të lëvizë në terrene të vështira me një shpejtësi rreth 7 km/orë, duke përdorur një sistem drejtimi automatik me inteligjencë artificiale ose kontroll të drejtpërdrejtë. Komandanti...