Shpërthimi i fuqishëm në një hotel në Kabul, humbin jetën 7 persona dhe plagosen 20 të tjerë
Shtatë persona u vranë sot nga shpërthimi që ndodhi në qendër të Kabulit, siç raporton organizata joqeveritare italiane Emergency, e cila menaxhon një spital në kryeqytetin afgan. Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ndodhi në një hotel, në lagjen fqinje Sahr e Nau, duke shkaktuar plagosje të rënda të shumë civilëve. Njëzet persona po trajtohen në spitalin e OJQ-së, ku po marrin kujdes të menjëhershëm mjekësor. 🚨 BIG BREAKING 🚨 Massive explosion hit a Chinese hotel in Kabul’s Shahr-e-Naw area in Afghanistan, causing several casualties. Exact nature of blast is still under investigation. pic.twitter.com/s7JiwM5P8Z— Kushal Sharma (@KushalSharma_89) January 19, 2026
Burimi:
syri.net