Shpërthim në një qendër luksoze skish në Zvicër, dhjetëra të vdekur, mbi 100 të plagosur (PAMJET)

Shpërthim në një qendër luksoze skish në Zvicër, dhjetëra të vdekur, mbi 100 të plagosur (PAMJET)

Dhjetëra persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në një bar në resortin e njohur të skive Crans-Montana, në Zvicër, njoftoi policia. Sipas policisë së kantonit Valais, zjarri në bar shpërtheu si pasojë e një shpërthimi dhe nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist. Autoritetet lokale konfirmuan se mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. Ministria e Jashtme e Italisë bëri të ditur se, sipas vlerësimeve të policisë zvicerane, rreth 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë prej tyre ende nuk janë identifikuar për shkak të djegieve të rënda që kanë pësuar trupat. Shërbimet shëndetësore janë vënë në gatishmëri të plotë. Sipas zyrtarit lokal Mathias Renard, në operacion janë angazhuar...