Shpërthim me bombë në Monako, plagoset rëndë oligarku ukrainas dhe familja e tij
Një shpërthim i shkaktuar nga një bombë e fshehur në një pako ka plagosur rëndë oligarkun ukrainas Vadym Yermolaiev, partneren e tij dhe djalin e tyre 13-vjeçar në një ndërtesë banimi në Monako, raportojnë mediat franceze dhe ukrainase. Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi pak para orës 21:00 me orën lokale, pranë kufirit me Francën. Prindërit ndodhen në gjendje kritike. Qeveria e Monakos konfirmoi se shpërthimi u shkaktua nga një pako-bombë. Sipas gazetës Le Figaro, kamerat e sigurisë kanë filmuar një person që la një çantë shpine në hollin e ndërtesës pak para shpërthimit. Pas sulmit, i dyshuari është parë duke u larguar në këmbë në drejtim të Francës. Mbi 100 efektivë policie dhe ekipe emergjence u angazhuan në vendngjarje, ndërsa tre të plagosurit u transportuan për...
Burimi:
vizionplus.tv