Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shpërthejnë trazirat në Iran, presidenti Pezeshkian thirrje qeverisë: Dëgjoni protestuesit
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, reagoi ndaj protestave më të fundit në vend, të nxitura nga përkeqësimi i kushteve ekonomike, duke thënë se ka udhëzuar ministrin e Brendshëm të zhvillojë bisedime me protestuesit. Në një postim në platformën X, Pezeshkian sqaroi se i ka kerkuar ministrit Ahmad Vahidi, të “dëgjojë kërkesat legjitime të tubuesve” dhe të ndihmojë qeverinë që të “reagojë me përgjegjësi”. Pezeshkian shton se përmirësimi i jetesës së qytetarëve mbetet “shqetësimi i tij i përditshëm” dhe se reformat në sistemin bankar dhe monetar janë pjesë e axhendës. Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të funksionojë dialogu që ai ka propozuar ose nëse mund t’i frenojë protestat, të cilat po marrin gjithnjë e më shumë një ton politik, shkruajnë mediat e huaja. Trazirat...